Kida ka rikthyer vëmendjen te dasma e saj me Ajbin, e cila tashmë është vetëm një javë larg.
Këngëtarja ka publikuar një video në TikTok, të cilën e ka shoqëruar me humor:
“Gjithçka është në rregull, jemi mirë”.
Me këtë postim, Kida duket se ka zgjedhur ta përjetojë me qetësi këtë periudhë të fundit para ditës së madhe.
Dasma e saj me Ajbin pritet të mbahet më 1 shtator në Romë të Italisë, një detaj që e kemi raportuar prej muajsh.
Sipas raportimeve tona, ceremonia do të zhvillohet në një rezidencë historike në Romë, ndërsa për muzikën dhe atmosferën e mbrëmjes pritet të kujdesen Ermal Fejzullahu dhe Sinan Vllasaliu.
Kida dhe Ajbi u fejuan në dhjetor të vitit 2024, kur këngëtarja mori një propozim romantik nga partneri i saj në ditëlindjen e saj.
Momenti bëri bujë të madhe në rrjetet sociale dhe që prej atëherë, fansat kanë pritur me kureshtje ditën kur çifti do t’i japë fund beqarisë.
Tashmë, me vetëm shtatë ditë nga data e planifikuar, postimi i fundit i Kidës ka shtuar edhe më shumë emocionin dhe kureshtjen rreth dasmës së saj.
Duket se numërimi mbrapsht ka nisur zyrtarisht, ndërsa Kida e ka shoqëruar gjithë këtë pritje me humor, duke na thënë se “gjithçka është në rregull dhe jemi mirë”. /Prive By Liberta Spahiu
@officialkidaaEverything is okaaaaay, we’re fineeee😂♬ original sound – Alex and Jon


