Vetëm pak javë pasi fansat u gëzuan kur Prive By Liberta Spahiu publikoi pamje nga pushimet e përbashkëta të Leonardo Gashit dhe Lela Seferit, çifti i dashur nga Big Brother VIP Kosova 3 e zyrtarizoi rikthimin e tyre bashkë.
Ata zgjodhën një mënyrë unike për t’i dhënë fund spekulimeve: duke bashkëpunuar në projektin e ri muzikor të Leos, të titulluar “Don”. Lela ishte protagoniste në klip, duke konfirmuar kështu se ata janë më afër se kurrë.
Së fundmi, vëmendja e fansave është rikthyer përsëri tek çifti.
Të dy kanë publikuar nga një video në llogaritë e tyre përkatëse në TikTok, duke përdorur një efekt zbavitës ‘parashikimi’ me titullin “In 2026…“. Befasia ishte e madhe kur të dyve, pavarësisht faktit se videot ishin bërë veç e veç, rezultati i lojës u doli i njëjtë: një unaze fejese me një gur të madh, siç shihet në videot e publikuara nga vetë ata.
Lela e ndau videon ditë më parë, ndërsa videon me të njëjtin parashikim Leo e publikoi sonte.
Pas këtij momenti, publikimi i këtyre videove ka hapur menjëherë spekulimet.
A është ky një paralajmërim i vërtetë se çifti po planifikon të ndërmarrë hapin e radhës së shpejti, duke e parë si një ogur të mirë lojën e TikTok-ut? Apo është e gjitha thjesht një rastësi lojake dhe fati deshi që t’u dilte unaza e fejesës?
Koha do ta tregojë nëse ky parashikim i vitit ‘2026’ do të realizohet, apo do të mbetet një kujtim argëtues nga TikTok-u. /Prive By Liberta Spahiu