Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, feston sot ditëlindjen e saj të 31-të.
Në këtë ditë të veçantë për të, nuk kishte se si të mungonte një urim publik nga partneri i saj, futbollisti i njohur Karim Adeyemi.
Përmes disa postimeve të ëmbla në Instagram Stories, Karim ka ndarë me ndjekësit disa nga momentet më të bukura pranë Loredanës.
Në një prej fotove ku Loredana pozon vetëm, ai ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen mikes sime më të mirë, faleminderit që je personi që je”, shoqëruar me disa zemra të kuqe.

Në një tjetër imazh ku çifti pozojnë së bashku përpara pasqyrës, futbollisti gjerman ka vazhduar me fjalët romantike, duke shkruar: “Çdo ditë është ditëlindja jote”, duke treguar sërish përkujdesjen dhe dashurinë e madhe që ka për të.

Kujtojmë se Loredana dhe Karim ndajnë herë pas here momente të shpeshta nga përditshmëria e tyre me njëri-tjetrin, si dhe çaste të ngrohta me vajzën e Loredanës, Hanën, duke treguar raportin e tyre të afërt edhe në rrjetet sociale.
Urime Loredana! /Prive By Liberta Spahiu


