Aurora Rrusta dhe Kushtrim Kelani kanë vendosur të marrin pak kohë e pushim vetëm për veten e tyre buzë detit.
Pas një vere mjaft të ngarkuar — sidomos për Kushtrimin pas përfundimit të një sezoni të ngjeshur dasmash — dyshja po shijon këto ditë relaksi përpara hapit të tyre të madh.
Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, ata kanë ndarë me ndjekësit pamje nga bregdeti, ku nuk kanë munguar pozat me doza humori dhe afrimiteti. Kjo arratisje e shkurtër po shërben si mundësia ideale për të dy që të shkëputen pak nga angazhimet dhe të ngarkojnë bateritë për ditët e rëndësishme që i presin.
Kujtojmë se Aurora dhe Kushtrimi u njohën për herë të parë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, ndonëse romanca e tyre nisi vetëm pas daljes nga formati.
Siç raportoi ekskluzivisht Prive By Liberta Spahiu, ky kapitull i ri do të kurorëzohet në fillim të muajit tetor, ku çifti do t’i thotë “po” njëri-tjetrit në një dasmë me tradita shqiptare. /Prive By Liberta Spahiu



