Pas deklaratës së Elijonës në kanalin e saj për ndjekësit, ku ajo konfirmoi se marrëdhënia e saj me Klodin po kalon një sprovë, ka ardhur edhe reagimi i menjëhershëm i këtij të fundit në rrjetin social X.
Në mesazhin e saj, Elijona tregoi se ndihej e detyruar ndaj mbështetësve të tyre për të sqaruar situatën, edhe pse gjërat personale janë të vështira për t’u ndarë me publikun.
“Çdo lidhje i ka krisjet dhe problemet e veta. Askush nuk ka qejf me i tregu gjërat e këqija, sidomos kur bëhet fjalë për diçka kaq personale. Mirëpo, besoj që edhe ju e keni kuptuar që diçka ka ndodhur dhe po, është e vërtetë që po kalojmë në një fazë pak më të rëndë”, u shpreh ajo.
Elijona nënvizoi se nuk dëshiron të kërkohet fajtori apo të luhet roli i viktimës, pasi në një lidhje janë të përfshirë dy persona. Ajo kërkoi mirëkuptim nga ndjekësit, duke iu drejtuar atyre me fjalët: “Be kind edhe me Klodin pls!”
Menjëherë pas këtij publikimi, Klodi reagoi në X për të mbështetur deklaratën e saj dhe për të sqaruar praninë e tij në rrjete sociale:
“Ju lutem, vlerësojeni Elin për sinqeritetin. Unë nuk jam zhdukur, jam ende online edhe 2 ditë. Ju lutem, mos filloni të sulmoni pa asnjë arsye”
Ky sqarim nga ana e Klodit vjen gjithashtu për të shmangur keqkuptimet, pasi vetëm një ditë më parë ai kishte paralajmëruar se do të shkëputej nga rrjetet sociale për 10 ditë, për shkak të angazhimit në një projekt të ri pune.
Deklaratat e të dyve vijnë si një kërkesë për mirëkuptim nga ana e ndjekësve gjatë kësaj periudhe delikate. /Prive By Liberta Spahiu
Please appreciate Eli for the honesty. Une nuk jam zhduk, jam ende online edhe 2 dite. Please don’t start attacking for no reason 🤍
— Klodian Mihaj (@klodmihaj) September 4, 2026


