Një verë e ndërtuar në disa faza, dhjetëra ditë eventesh, takime direkte me investitorë dhe disa prej emrave më të mëdhenj të tregut të pasurive të paluajtshme në Dubai, u përmbyll me një mbrëmje finale në Prishtinë.
RedSand Real Estate finalizoi “Dubai Summer Series ’26” me “The Grand Finale”, eventin që mblodhi në një ambient klientë, partnerë ndërkombëtarë, përfaqësues të biznesit, medias dhe figura të njohura të jetës publike.
Seria kishte nisur që në qershor dhe ishte zhvilluar në disa faza përgjatë verës, duke numëruar gjithsej 33 ditë eventesh. Përtej atmosferës dhe prezantimeve, rezultati kryesor ishte konkret: rreth 108.7 milionë dirhemë shitje, apo mbi 25 milionë euro.
Në qendër të projektit ishte krijimi i një lidhjeje direkte mes investitorëve nga Kosova dhe rajoni dhe tregut të pasurive të paluajtshme në Dubai. Gjatë serisë, në Prishtinë erdhën përfaqësues të kompanive të njohura zhvilluese nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa klientët patën mundësi të zhvillonin takime të drejtpërdrejta dhe të njiheshin me projekte të ndryshme investimi.
Në javën finale, pjesë e takimeve ishin përfaqësues nga DAMAC, ARADA Living dhe Major Developments.
Interesimi i investitorëve nga Kosova duket se ishte një prej elementeve që la përshtypjen më të madhe te partnerët ndërkombëtarë.
Ahmad Bashtawi nga Major Developments, i cili ishte rikthyer në Prishtinë për herë të tretë brenda vetëm dy muajsh, e përshkroi profilin e investitorëve kosovarë si shumë më të informuar dhe më të familjarizuar me tregun e Emirateve sesa kishte pritur.
Një tjetër reagim interesant erdhi nga Anatolie i ARADA Living. Ai pranoi se para vizitës e kishte nënvlerësuar Kosovën dhe nuk e kishte pasur më herët në planet e tij, por Prishtina, kultura dhe mikpritja ia kishin ndryshuar krejtësisht përshtypjen.
Edhe përfaqësuesi i DAMAC foli për një interes që kishte tejkaluar pritshmëritë. Në vizitën e tij të parë kishte planifikuar të qëndronte vetëm pesë ditë në Kosovë, por ritmi i takimeve dhe interesimi i investitorëve bënë që qëndrimi t’i zgjatej në dy javë. Sipas tij, disa transaksione janë finalizuar, ndërsa të tjera vazhdojnë të jenë në proces.
Për CEO-n e RedSand Real Estate, Jeton Kosumi, shifrat e realizuara përgjatë verës janë edhe tregues i besimit të krijuar mes klientëve vendas, RedSand dhe partnerëve nga Dubai.
Në “The Grand Finale”, vëmendja u kthye edhe te ekipi që qëndroi pas gjithë organizimit. Genti nga RedSand Real Estate falënderoi partnerët, klientët dhe të gjithë ata që u bënë pjesë e projektit, ndërsa një rol të rëndësishëm në realizimin dhe komunikimin e gjithë serisë pati edhe CMO e kompanisë, Blerina Mati.
Të koordinosh për muaj me radhë një projekt të kësaj përmase, të sjellësh në Kosovë kompani të rëndësishme nga Dubai dhe ta kthesh interesimin në rezultate konkrete ishte një sfidë që në finalen e madhe mori edhe vulën e suksesit.
Në mesin e të ftuarve përgjatë rrugëtimit të “Dubai Summer Series ’26” ishin gjithashtu figura të njohura nga muzika, biznesi, media dhe jeta publike, ndërsa Nora Istrefi ishte ndër të ftuarat speciale që e shoqëroi projektin që nga fazat e para deri në mbyllje.
“The Grand Finale” uli perden mbi eventet e kësaj vere, por jo mbi atë që ato krijuan. Mbi 25 milionë euro shitje, partneritete të reja dhe një interes që tejkaloi pritshmëritë e kompanive nga Dubai tregojnë se lidhja mes investitorëve nga Kosova dhe tregut të Emirateve mund të jetë vetëm në fillimet e saj.
Storjen e plotë nga “The Grand Finale” mund ta ndiqni në YouTube në linkun më poshtë! /Prive By Liberta Spahiu


