Këtë fundjavë, Alaudin Hamiti e ka ndërruar për pak atmosferën në prag të sezonit të pestë të Big Brother VIP Kosova me zhurmën dhe adrenalinën e Formula 1.
Moderatori bashkë me bashkëshorten, Yllkën, ndodhet në Monza të Italisë, ku po zhvillohet Grand Prix i Italisë, në një udhëtim të realizuar me HUGO Premium Brand. Dhe nga ajo që ka ndarë në Instagram, duket se nuk ka qenë thjesht një vizitë për të parë garën.
Hamiti ka pasur mundësinë ta përjetojë Formula 1 nga shumë afër, duke hyrë në Paddock Club dhe në zonat ku zakonisht publiku nuk ka qasje. Mes stafit të ekipeve, pilotëve dhe gjithë energjisë që krijohet prapa skenës, ai ka sjellë edhe disa momente interesante për ndjekësit e tij.
Një prej tyre ishte takimi me Arvid Lindblad, të cilin Hamiti e prezantoi si “të ardhmen e F1”.

Moderatori pozoi gjithashtu edhe me Yuki Tsunoda, ndërsa nuk mungoi as humori i tij karakteristik gjatë vizitës në backstage.

Foto: Yllka, Alaudini dhe Yuki Tsonuda
“Veç n’gojë me i hi ma afër s’ka ma”, shkroi Hamiti në njërën prej pamjeve, duke treguar sa pranë aksionit ka arritur të jetë këtë herë.
Për moderatorin e Big Brother VIP Kosova, Monza po rezulton kështu në një eksperiencë që shkon përtej sportit.
Një fundjavë ku Formula 1, stili dhe atmosfera premium janë bërë bashkë, me HUGO Premium Brand si pjesë e këtij udhëtimi. /Prive By Liberta Spahiu



