Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka tërhequr sërish vëmendjen me paraqitjen e saj.
Në pamjet e publikuara sonte nga një dasmë, ajo shfaqet në top-formë, e veshur me një fustan të kuq elegant që vinte në pah linjat e saj.
Flokët e stilizuara me valë, grimi glam dhe bizhuteritë diskrete e kompletuan dukjen e kuruar deri në detaje. Për grimin dhe flokët e ish-presidentes është përkujdesur grimieri Meriton Bajrami, i cili publikoi fotografinë me përshkrimin: “Glamour në çdo detaj”.
Edhe gjatë viteve të fundit, paraqitjet publike të Jahjagës kanë marrë vazhdimisht vëmendje, duke e kthyer stilin e saj në temë të mediave dhe rrjeteve sociale.
Edhe këtë herë, ish-presidentja dëshmoi elegancë dhe vetëbesim me një zgjedhje që vështirë të kalonte pa u vënë re. /Prive By Liberta Spahiu


