Modelja Rrushe Zyba ka ndarë një nga momentet më të veçanta të jetës së saj, duke zbuluar se ka marrë propozimin për martesë nga partneri i saj, Ermali.
Në pamjet e publikuara, çifti shihet në një ambient romantik buzë detit, nën dritën e perëndimit. Rrushja ka treguar edhe unazën e fejesës, duke konfirmuar kështu hapin e ri në marrëdhënien e tyre.
Ermali nuk është një emër i botës së ekranit. Ai është koleg i Rrushes në sektorin e patundshmërive, fusha ku ajo po e zhvillon aktualisht karrierën e saj.
Rrushja u bë fillimisht e njohur për publikun shqiptar përmes “Për’puthen”, ndërsa më vonë mori pjesë edhe në spektaklin e modelingut “Supernova”. Krahas angazhimeve si modele, ajo tashmë është përqendruar edhe në punën si agjente e patundshmërive.
Njohja në punë për Rrushen dhe Ermalin është shndërruar në një histori dashurie, e cila tani po hyn në një kapitull të ri. /Prive By Liberta Spahiu.


