Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka ndarë sërish me ndjekësit e saj në rrjetet sociale frustrimin rreth formave të saj trupore dhe mënyrës se si gjykohet nga publiku. Përmes disa postimeve në platformën X, artistja ka folur hapur për presionin dhe sfidat që përballet çdo ditë për shkak të ndryshimeve në trupin e saj.
Bebe theksoi se për vajzat me trup më të mbushur është shumë më e vështirë të vishen sipas dëshirës pa u paragjykuar. Sipas saj, sa herë që ajo ose vajzat me linja të ngjashme zgjedhin të veshin diçka të ngushtë, automatikisht etiketohen në mënyrë negative ose shihen si provokuese, ndryshe nga standardet që aplikohen për trupat e tjerë.
I feel like when girls with curvy bodies wear something tight we automatically look slutty.
— Bebe Rexha (@BebeRexha) September 6, 2026
Gjithashtu, këngëtarja u ndal te reagimet e padëshiruara që merr në rrjetet sociale, duke u shprehur e bezdisur nga komentet e meshkujve që e objektivizojnë seksualisht. Ajo sqaroi se dëshira e një vajze për t’u veshur seksi nuk do të thotë se po kërkon vëmendjen e tyre.
Në mbyllje, me një dozë ironie e humori, Bebe Rexha propozoi se do të duhej të krijohej një rrjet i ri social i dedikuar vetëm për vajzat dhe personat gej, me qëllim që të shmangen ngacmimet dhe komentet e padëshiruara.
/Prive By Liberta Spahiu
I don’t know what to do with my boobies. They just got so massive and I hate the straight men in my comments who only come for that but then again a girl still wanna dress sexy. Idk we need an app for girls and gays.
— Bebe Rexha (@BebeRexha) September 6, 2026


