Këngëtari i njohur Gjesti është paraqitur në Gjykatë si pasojë e mosmarrëveshjeve ligjore me Erkand Shabanin. Çështja mes palëve ka kaluar zyrtarisht në rrugë gjyqësore, pas ngjarjeve që ndërlidhen me bashkëpunimin e tyre të mëparshëm artistik.
Në videon e siguruar nga Prive By Liberta Spahiu, dëgjohet Gjesti duke thënë: “Inshallah bëhet mirë najherë, se u mbytëm, s’ka drejtësi, për mua s’ka drejtësi, kurrë s’po ka për mua.”
Sipas aktakuzës dhe dyshimeve të ngritura nga organet e drejtësisë, këngëtari akuzohet për disa vepra penale, përfshirë “Kanosje”, “Asgjësim apo dëmtim të pasurisë”, si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Muaj më parë, Gjesti ishte në paraburgim pasi hyri i armatosur në zyrat e kompanisë “ONIMA”. Si duket, tashmë kanë filluar zyrtarisht seancat gjyqësore për shqyrtimin e të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje.
/Prive By Liberta Spahiu


