Këngëtarja e njohur Kida ka lansuar projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “Zemren”, i cili mban një peshë të veçantë emocionale për artisten.
Kjo këngë është një dedikim i sinqertë dashurie për partnerin e saj, Ajbin.
Për herë të parë, Kida e interpretoi këtë projekt gjatë dasmës së tyre të organizuar javën e kaluar në Romë. Ceremonia në kryeqytetin italian shërbeu si skena ku artistja i dhuroi bashkëshortit të saj këtë surprizë për të vulosur ditën e tyre më të rëndësishme.
Videoklipi i këngës është i gjithi mbi pamjet e shkëputura nga dita e tyre e dasmës. Përmes këtij klipi, ndjekësit kanë mundësinë të shohin sekuenca që s’u panë, momentet më emocionale të çiftit dhe atmosferën e veçantë që rrethoi kurorëzimin e dashurisë së tyre.
Projekti tashmë është publikuar në kanalin e Kidës në YouTube dhe të plotë mund ta dëgjoni në linkun më poshtë!
/Prive By Liberta Spahiu


