Teksa rrjetet sociale në Kosovë janë mbushur me fotografi të krijuara me inteligjencë artificiale, ku personazhet e njohura po imagjinojnë veten në vitet ’80, Shyhrete Behluli ka zgjedhur një mënyrë krejt tjetër për t’iu bashkuar trendit.
Këngëtarja ka hapur arkivin personal dhe ka ndarë një fotografi autentike nga ajo periudhë, përkrah bashkëshortit të saj, Luan Salihut.
Në këtë rast, inteligjenca artificiale nuk është përdorur për të krijuar pamjen apo për t’i “kthyer” ata pas në kohë.
Fotografia është reale, ndërsa teknologjia është shfrytëzuar vetëm për t’i përmirësuar cilësinë dhe për t’i dhënë më shumë qartësi imazhit të vjetër.
“Vitet e 80-ta”, ka shkruar Shyhretja krahas fotografisë, duke sjellë kështu një copëz të vërtetë nga rinia e çiftit në mesin e trendit që po pushton rrjetet sociale. /Prive By Liberta Spahiu



