Buta është ribashkuar me gruan dhe ka ndarë publikisht një tjetër lajm të rëndësishëm për jetën e tij: është esëll që nga janari.
Reperi publikoi disa fotografi me bashkëshorten dhe vajzën, duke e shoqëruar njërën prej tyre me fjalët: “U ribashkova me familjen”. Ky postim konfirmon se çifti i ka dhënë sërish një mundësi marrëdhënies, pas periudhës kur ishin larg njëri-tjetrit.
Por, krahas lajmit për familjen, Buta foli edhe për një ndryshim të madh personal. Ai kërkoi falje që nuk ka publikuar shumë muzikë këtë vit dhe tregoi se është përqendruar te shëndeti dhe te kthjellimi i vetes.
“Kam dashur të kthjellohem dhe ia dola. Jam esëll që nga janari”, shkroi reperi, pa dhënë hollësi të tjera për këtë rrugëtim.
Kështu, pas muajsh më pak aktiv në muzikë, Buta shfaqet pranë familjes dhe ndan me publikun një arritje personale që, sipas fjalëve të tij, ka nisur në fillim të vitit. /Prive By LS



