Kubilay Aka dhe Hafsanur Sancaktutan, dy prej aktorëve kryesorë të serialit “Mercan Köşk”, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas rreth dy vitesh së bashku.

Çifti, i cili e kishte nisur lidhjen në vitin 2024, thuhet se e ka përfunduar marrëdhënien në heshtje, ndërsa lajmi është bërë i ditur përmes informacioneve nga prapaskenat e serialit.
Sipas raportimeve nga mediat turke, gjatë javëve të para të xhirimeve në Tarsus, Aka dhe Sancaktutan vazhdonin të ishin bashkë. Megjithatë, pak kohë më parë, dyshja ka vendosur që pas një bisede mes tyre t’i japë fund lidhjes.
Pavarësisht ndarjes në jetën private, marrëdhënia profesionale mes tyre vazhdon. Dy aktorët vijojnë të luajnë bashkë në “Mercan Köşk” dhe në intervistat e tyre kanë folur pozitivisht për mundësinë për të qenë pjesë e të njëjtit projekt.
Kjo nuk është hera e parë që çifti përballet me një ndarje. Në shkurt të këtij viti, Kubilay Aka dhe Hafsanur Sancaktutan ishin ndarë, por nisja e një projekti të ri të përbashkët i kishte bërë të mendonin edhe një herë për lidhjen e tyre.
Ata kishin vendosur t’i jepnin një mundësi të dytë marrëdhënies, por duket se këtë herë vendimi për t’u ndarë ka qenë përfundimtar.
Sipas raportimeve të mëparshme, ndarjes së tyre të parë i parapriu dyshimi i Hafsanur Sancaktutan për tradhti, çka kishte bërë që ajo të ndiqte telefonin e partnerit të saj.
Tashmë, të dy aktorët duket se kanë zgjedhur të vazhdojnë rrugët e tyre veçmas në jetën private, ndërsa në ekran do të vazhdojnë të shfaqen së bashku.
/Prive By Liberta Spahiu



