Reperi i njohur shqiptar, Noizy, ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm në karrierën e tij muzikore.
Përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se nuk do të performojë më në klubet e natës, duke sinjalizuar një kapitull të ri në rrugëtimin e tij artistik.
Noizy e ka lidhur këtë vendim me dëshirën për të sjellë një format të ri në muzikë dhe për ta çuar krijimtarinë e tij në një tjetër nivel.
“Nuk dua të vazhdoj të bëj diçka vetëm sepse funksionon. Ka ardhë momenti ta çoj këtë gjë në tjetër nivel”, shkroi reperi.
Pak më vonë, ai ndau edhe një tjetër mesazh të shkurtër përmes “Instagram Story”, duke iu referuar përfundimit të performancave të tij në klubet e natës.
“Kaq ishte, por ishte kënaqësi”, shkroi Noizy.
Mbetet të shihet se cili do të jetë hapi i radhës për reperin dhe çfarë risish do të sjellë ky ndryshim në karrierën e tij muzikore.
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram



