Kreshnik Gjergji, bashkëshorti i Dafina Zeqirit, ka ndarë në rrjete sociale një eksperiencë të pazakontë që thotë se i ka ndodhur gjatë natës në një fast-food.
Sipas tij, pasi kishte porositur një hamburger, kishte kuptuar se nuk kishte para të imëta me vete. Gjergji pretendon se i kërkoi punëtorit që t’ia jepte ushqimin dhe pagesën ta kryente më vonë, por ky i fundit nuk pranoi dhe i kërkoi që hamburgerin ta kthente.
“Ni i fikt n’shpirt mshtini me kthy bukën se spat t’ima”, shkroi ndër të tjera Gjergji, duke e bërë publik rastin.
Por historia mori tjetër rrjedhë kur në komentet e postimit reagoi një person që u prezantua si punëtori i lokalit. Ai dha një version krejt tjetër, duke pretenduar se Kreshniku kishte ardhur vetëm për të thyer 50 euro dhe se lokali nuk kishte pasur mundësi t’ia kthente pjesën tjetër.
Punëtori pretendoi gjithashtu se Gjergji ishte sjellë keq, ndërsa i tha se do takoheshin për fotografinë e bërë.
Këtu reagimi i Kreshnikut u bë edhe më i ashpër.
Ai e akuzoi punëtorin se po gënjente dhe shkroi mes tjerash: “Drynin e k’tij sigur t’veç n’deksha une”, ndërsa më tej shtoi se “ka mu fik me themel”.
Gjergji shkoi edhe më larg, duke deklaruar se do t’i hapte konkurrencë lokalit.
“Une e di çka kam me t’i qel ntona anët, une i maj me minus krejt”, shkroi ai në përgjigjen publike.
Në postimin fillestar, Kreshniku kishte deklaruar gjithashtu se ishte i gatshëm të merrte me qira një lokal në të njëjtën rrugë dhe të paguante hamburgerë për njerëzit që nuk kishin para. /Prive By Liberta Spahiu



