Janë publikuar pamjet nga momenti kur Çağla Öz Tançalan shoqërohet nga forcat e policisë për në gjykatë, në kuadër të hetimit të zgjeruar ndaj bashkëshortit të saj, Mehmet Fatih Tançalan, i njohur si “Vanlı Kara Haydar”.
Pas ndalimit në Stamboll, ajo u dërgua në Van ku iu nënshtrua kontrolleve mjekësore dhe marrjes në pyetje, për t’u dërguar më pas para gjyqtarit, i cili vendosi zyrtarisht masën e arrestimit me burg.
Hetimet e kryera kanë sjellë masa të tjera ligjore për personat e përfshirë në këtë çështje. Gjykata ka vendosur arrestimin me burg edhe për të afërmin e tij, Muhammet Sait Tançalan. Ndërkaq, nëna e Çağla Öz (e identifikuar me inicialet N.O.) si dhe pronari i shtëpisë ku u gjetën stolitë (S.A.) janë lënë të lirë nën masën e kontrollit gjyqësor.

Çështja mori vëmendje pas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale nga dasma e çiftit, ku ra në sy sasia e madhe e stolive të floririt dhe parave të marra. Pas kësaj, Bordi i Hetimit të Krimeve Financiare (MASAK) nisi verifikimet për të zbuluar prejardhjen e kësaj pasurie. Më 8 shtator, Mehmet Fatih Tançalan u ndalua në banesën e tij në rrethin Muradiye dhe u arrestua me akuzën e pastrimit të parave.
Ndërsa më 12 shtator, gjatë një kontrolli të ushtruar në një shtëpi tjetër po në Muradiye, policia gjeti dhe sekuestroi të gjitha paratë dhe florinjtë e dasmës. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


