Ledri Vula ka ndarë me ndjekësit e tij disa nga momentet më të ngrohta, duke kaluar një ditë të tërë pranë vajzës së tij, Poem Blu.
Kjo ditë kishte një rëndësi të veçantë, meqë lidhej me hapat e parë të vogëlushes në shkollë, çka bëri që artisti t’i përkushtohej tërësisht shoqërimit dhe kujdesit ndaj saj.
Për të shënuar këtë etapë dhe lidhjen e fortë me të bijën, Ledri vendosi të bëjë një gjest mjaft personal.
Ai realizoi një tatuazh të ri në trup, me dizajnin e një vizatimi fëmijëror që paraqet dy figura të thjeshta — babain dhe vajzën.
Fotot e tatuazhit u publikuan në rrjetet sociale, ku ra në sy stili unik dhe kuptimi emocional pas tij.

Gëzimi i ditës u plotësua kur edhe Poem Blu deshi të ndiqte shembullin e të atit. Për t’ia plotësuar dëshirën, ajo vendosi në krah një tatuazh të përkohshëm me letër ngjitëse të përshtatshme për fëmijë, duke pozuar me gëzim përpara kamerës.
/Prive By Liberta Spahiu



