Disa ditë pasi Gjykata caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në shtëpi” lidhur me rastin ndaj Edi Kuçit, Jozi ka thyer heshtjen përmes një postimi në profilin e tij.
Në postimin e shpërndarë në “Instastory”, Jozi ka publikuar një foto ku shihet pranë një oxhaku duke lexuar një libër, shoqëruar me një mesazh falënderimi për mbështetësit e tij:
“Duke e marrë veten! Faleminderit per interesimin dhe mbeshtetjen. Projekti i ri së shpejti. Ju dua”.
Krahas fotografisë, ai ka vendosur edhe një prapavijë muzikore me këngën “Së shpejti”, duke paralajmëruar rikthim me këngë pavarësisht situatës ligjore.
/Prive By Liberta Spahiu



