Ueda dhe Arlindi, çifti fitues dhe shumë i dashur nga edicioni i parë i “Love Island Albania”, kanë ndarë një tjetër lajm të ëmbël me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.
Disa javë pasi zbuluan se po bëhen prindër për herë të dytë, ata sot kanë zbuluar gjininë e foshnjës.
Përmes një videoje mjaft emocionale të publikuar në Instagram, ku shfaqen krah vajzës së tyre të parë, Amea, çifti realizoi zbulimin e gjinisë së bebit.
Pamjet e ëmbla zbuluan se familjes së tyre së shpejti do t’i shtohet sërish një vajzë.
Kështu, pas vajzës Amea, Ueda dhe Arlindi do të bekohen sërish me një tjetër vajzë, duke e gëzuar Ameën me një motër.
Urime! /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


