Aktorja e njohur turke, Hande Erçel, ka ‘trazuar’ mediat rozë pas publikimit të disa pamjeve nga prapaskenat ku ajo shfaqet me një ndryshim drastik: flokë të verdhë platin.
Fotot e shpërndara me shpejtësi në rrjetet sociale nxitën menjëherë një valë të madhe reagimesh nga ndjekësit, të cilët mbetën të habitur nga pamja e saj e re.
Përkundër dyshimeve fillestare për një lyerje apo transformim të përhershëm, bëhet fjalë thjesht për një parukë të përdorur gjatë xhirimeve. Aktorja ka realizuar këtë pamje të përkohshme si pjesë e një koncepti të ri artistik për fushatën reklamuese të markës që ajo përfaqëson. Pamjet nga prapaskenat u shpërndanë nga stafi i saj i stilistëve, duke zbuluar prapaskenat e këtij seti fotografik.
Ndryshimi vizual nxiti diskutime të shumta në rrjetet sociale, ku pjesa më e madhe e fansave u shprehën kundër këtij stili. Shumë prej tyre komentuan se flokët e saj natyralë të errët i shkojnë shumë më tepër, duke shpresuar publikisht që ky ndryshim të mos jetë përfundimtar. Titujt e mediave kryesore turke u mbushën me pyetjen e përsëritur të ndjekësve: “Çfarë ke bërë kështu, Hande?”.
Gjithsesi, qetësia u rikthye shpejt pasi u konfirmua se Hande iu rikthye menjëherë pamjes së saj natyrale sapo përfundoi seti fotografik. Megjithëse ishte vetëm një eksperiment i përkohshëm për pak orë, ky transformim arriti synimin e tij kryesor, duke u kthyer në njërën nga ngjarjet më të përfolura të ditëve të fundit në median rozë. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


