Çifti i dashur për publikun, Selin dhe DJ Gimbo, vazhdojnë të shfaqin hapur dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.
Së fundmi, Selin ka ndarë me ndjekësit disa nga bisedat e tyre private në WhatsApp, të cilat i ka publikuar në Instagram Story.
Në një prej tyre, moderatorja me humor e quan veten “të çmendur”, teksa tregon se i dërgon partnerit të saj pafund foto dhe vazhdimisht e pyet: “A jam e bukur?”.
Përgjigjja e Gimbos ka qenë tejet e ëmbël:
“Po, ti je e bukura ime, oj Selinë moj”.
Selin dhe Gimbo e kanë dëshmuar vazhdimisht, si në publik, ashtu edhe në momente private, dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.
DJ Gimbo është parë shpesh duke e telefonuar Selin në videocall edhe gjatë performancave të tij, ndërsa ajo, në intervista të ndryshme, ka folur gjithmonë me shumë dashuri për partnerin e saj.
Këto momente të vogla duket se tregojnë edhe një herë lidhjen e ngrohtë dhe të afërt që çifti ka ndërtuar së bashku. /Prive By Liberta Spahiu



