Dyshja e njohur e “Big Brother VIP Kosova 4”, Elijona dhe Klodi, janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.
Mbrëmjen e djeshme, ata ndanë një video në rrjetin social TikTok ku nën sfondin e këngës hit të Ledri Vulës, “A jena mirë”, shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit. Ky postim u mor gjerësisht nga ndjekësit si një konfirmim i shumëpritur i lidhjes së tyre të dashurisë.
Prej disa javësh, rrjetet sociale kishin gëluar nga thashethemet se ish-banorët kishin nisur një romancë jashtë shtëpisë. Zërat filluan të qarkullojnë menjëherë pas lajmit të ndarjes së Klodit nga e dashura e tij italiane. Dyshimet u përforcuan akoma më shumë pas pushimeve të tyre të përbashkëta në Turqi, ku ishin edhe nën shoqërinë e Labinotit, dhe më pas nga pamjet ku u kapën së bashku nga fansat në Tiranë.
Kujtojmë se historia e tyre mori vëmendje që në formatin e BBVK. Gjatë qëndrimit në shtëpi, Elijona e pranoi hapur dhe pa hezitim pëlqimin që kishte për Klodin. Nga ana tjetër, ai u tregua më i rezervuar gjatë lojës, duke e pranuar pëlqimin ndaj saj vetëm pas daljes, në panelin e “Post BBVK”.
Megjithatë, pavarësisht “provave” dhe entuziazmit të publikut, duket se një konfirmim do vazhdojë të mungojë.
E ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Ora 7’ me Gonxhe Gërxhaliun, Elijona nuk pranoi asgje nga ato që përfliten në rrjet, duke u mjaftuar me deklaratën: “Kalojmë mirë bashkë dhe e kemi ruajtur raportin me njëri-tjetrin që kemi krijuar në BBVK”.
Se çfarë po ndodh vërtet mes tyre, nëse po përpiqen ta mbajnë lidhjen larg syrit të publikut apo nëse ka vërtet vetëm një miqësi të mirë, mbetet të shihet në vijim! /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


