Marin dhe bashkëshortja e tij Alba janë bërë sërish prindër.
Lajmin e bukur e ka konfirmuar vetë ajo përmes një videoje të publikuar në rrjetin social TikTok, ku ka ndarë me ndjekësit rrugëtimin e shtatzënisë dhe momentin e ëmbël kur mban në gjoks foshnjën e saj të porsalindur nga shtrati i spitalit.
Përmes këtij postimi, Alba zbuloi se kishte zgjedhur ta shijonte në privatësi këtë periudhë të ëmbël gjatë të gjithë muajve të kaluar, duke shoqëruar videon me mbishkrimin: “Këtu kam qenë për 9 muajt e fundit… shumë prej jush e gjetën saktë!”.
Lajmi për lindjen vjen pasi ajo ngjalli fillimisht kureshtjen e ndjekësve duke publikuar një foto me barkun e rrumbullakosur dhe duke bërë një ndryshim domethënës në Instagram.
Në përshkrimin e profilit të saj (bio), Alba kishte shtuar pranë emrave të fëmijëve edhe emrin “Madison”, duke zbuluar kështu gjininë dhe emrin e veçantë të pjesëtares më të re të familjes.

Kjo ardhje në jetë sjell një gëzim të madh për familjen pas sprovës së rëndë që kaluan në gusht të vitit të kaluar, kur çifti humbi djalin e tyre të porsalindur, Mason. Marini dhe Alba janë gjithashtu prindër të tre vajzave: Milana, Melody dhe Marina.
@albamalaj1So…this is where I’ve been for the last 9 months 🫣 so many of you guessed right!♬ original sound – albageca


