Pasi konfirmoi javë më parë përmes një postimi se zemra e saj është e zënë dhe se është në një lidhje dashurie, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce, ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj foton e parë krah partnerit.
Në imazhin e publikuar së fundmi në rrjetet sociale, Dolce shihet e përqafuar nga partneri i saj.
Mirëpo, edhe kësaj radhe ajo ka zgjedhur të tregohet e rezervuar sa i përket jetës private, duke mos e zbuluar fytyrën apo identitetin e personit që i ka marrë zemrën.
Përkrah fotos, ajo ka lënë një mbishkrim në latinisht, “Omnia cum tempore” (Çdo gjë me kohën e vet), shoqëruar me një emoji zemre të kuqe.
Publikimi ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe mijëra pëlqime, ndërsa kureshtja për të mësuar se kush është mashkull krah saj mbetet ende e madhe. /Prive By Liberta Spahiu



