Supermodelja e njohur dhe ish-“engjëlli” i Victoria’s Secret, Adriana Lima, është rikthyer në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale pas paraqitjes së saj të fundit publike.
Pamja e modeles në këtë paraqitje ka nxitur komente të shumta në rrjetet sociale, ndërsa përdoruesit kanë rikthyer në vëmendje edhe fotografitë e saj nga viti 2023, duke bërë krahasime me pamjen e saj në vitin 2026.
Ndryshimi i dukshëm në tiparet e fytyrës dhe fizikun e saj është bërë sërish temë diskutimi online.
Çfarë ndodhi në vitin 2023?
Në vitin 2022, Adriana Lima u bë nënë për herë të tretë, pasi solli në jetë djalin e saj, Cyan.
Një vit më vonë, gjatë paraqitjeve të saj në tapetet e kuq, përfshirë premierat e filmave, modelja u përball me një valë kritikash dhe komentesh negative në rrjetet sociale për ndryshimin në peshë dhe pamjen e fytyrës pas lindjes.
Lima reagoi publikisht ndaj kritikave, duke publikuar një fotografi pa make-up dhe duke folur hapur për periudhën që po kalonte.
Ajo theksoi se bëhej fjalë për pamjen e një nëne të lodhur, e cila po rriste tre fëmijë, përfshirë një foshnjë, ndërsa trupi i saj po kalonte procesin natyral të shtatzënisë dhe rikuperimit pas lindjes.

Ndërhyrje estetike apo humbje në peshë?
Ndër vite, në rrjetet sociale janë hedhur spekulime për ndërhyrje estetike, përfshirë “fox eyes”, lifting dhe procedura të tjera. Megjithatë, ndryshimi i pamjes së saj është lidhur kryesisht nga komentuesit me humbjen e peshës dhe rikthimin në një regjim të rregullt stërvitor.
Rënia në peshë pas shtatzënisë mund të ketë ndikuar edhe në tiparet e fytyrës, duke bërë më të dukshme mollëzat dhe vijën e nofullës.
Krahasimi i fotografive të saj nga periudha të ndryshme ka rikthyer në vëmendje transformimin e modeles, ndërsa paraqitja e saj e fundit ka bërë që pamja e Adriana Limës të komentohet sërish gjerësisht në rrjetet sociale. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


