Pas rrëfimit të bujshëm të Katerinës në Prive By LS, ku ajo foli hapur për marrëdhënien me Arnold Damazetin, shtatzëninë dhe kërkesën e tij për testin e ADN së, tashmë ka ardhur edhe versioni i Arnoldit.
I ftuar në programin e mëngjesit “N’dritë” me Shëndrit Lumin, ai ka bërë të qartë se kërkesa për testin e atësisë, sipas tij, nuk nënkupton se po mohon fëmijën.
Arnoldi ka thënë se dëshiron që e vërteta të konfirmohet përmes testit, ndërsa këtë vendim e ka lidhur edhe me mungesën e besimit dhe sinqeritetit që pretendon se ka ekzistuar në raportin e tyre.
Ai u shpreh se nuk e do Katerinën dhe se ka pasur raport me 40% të vajzave të programit.
Kjo vjen vetëm pak ditë pasi Katerina, në rrëfimin ekskluziv për Prive By LS, zbuloi se testi ende nuk është realizuar dhe se Arnoldi nuk kishte ardhur për ta kryer.
Ajo tregoi edhe mllefin që kishte ndjerë ndaj tij, duke zbuluar një mesazh që e kishte shkruar, por nuk ia kishte dërguar kurrë.
“E shkruajta një mesazh, por nuk e dërgova kurrë. Me atë inatin që kam unë, i shkrova: ‘Faleminderit për spermën. Kam këtë beb super, që e rrita dhe e ushqeva vetë me këtë trupin tim’”, rrëfeu Katerina.
Ndërkohë, gjatë paraqitjes së tij të fundit, Arnoldi ka folur edhe për periudhën e “Përputhen”, duke bërë deklarata për marrëdhëniet që kishte pasur gjatë asaj kohe.
Tashmë që të dy kanë dhënë publikisht versionet e tyre, pikëpyetja kryesore mbetet e njëjta: a do të realizohet testi i atësisë që Arnoldi po kërkon dhe Katerina thotë se është e gatshme ta bëjë? . /Prive By LS


