Teksa po vazhdon përballjen me drejtësinë, Vali Corleone ka ndarë një detaj krejt tjetër nga jeta e tij private.
Prej disa javësh ai dhe partnerja e tij Anita kanë konfirmuar se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Lajmi për shtatzëninë u bë publik në një periudhë jo të lehtë për çiftin, kur Anita ndodhej në qeli, për t’u liruar më pas dhe për t’u ribashkuar me Valin.
Tashmë, teksa çifti pret të mësojë edhe gjininë e bebit, Vali duket se i ka bërë gati emrat.
Në një prej transmetimeve të fundit live në TikTok, ai ka treguar se zgjedhja do të jetë në stilin karakteristik që e ka shoqëruar prej vitesh.
“Nëse do të jetë djalë, do të quhet Gladiator Corleone, nëse do të jetë vajzë, Gladiatora Corleone”, është shprehur ai.
Ky zhvillim nga jeta private vjen në një moment kur Vali vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe për procesin gjyqësor ndaj tij. Vetëm një ditë më parë ai u soll me detyrim në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas mungesës në dy seanca radhazi.
Në procesin ku ai akuzohet lidhur me narkotikë tashmë janë dhënë edhe fjalët përfundimtare: Prokuroria ka kërkuar dënimin e tij, ndërsa mbrojtja lirimin nga akuza. Vali është deklaruar i pafajshëm gjatë procesit dhe mbetet i tillë deri në një vendim të formës së prerë. /Prive By LS
@flakflak11 #fyp #viral #dhezipahiri #kosova #albania ♬ tingulli origjinal – Pink panther


