Dua Lipa ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në karrierën e saj.
Kënga e saj “Training Season” ka kaluar shifrën prej 1 miliard dëgjimesh në Spotify, duke u bërë një tjetër hit i artistes që arrin këtë sukses.
Me këtë arritje, “Training Season” është kënga e 15-të e Dua Lipës që kalon 1 miliard streams në platformën e njohur të muzikës.
Kënga, e publikuar në vitin 2024 si pjesë e albumit “Radical Optimism”, vazhdon të tërheqë vëmendjen e fansave edhe dy vite pas publikimit.
Dua Lipa ka reaguar ndaj këtij momenti duke shpërndarë në Instagram një postim të fansave që festonte arritjen e “Training Season”.
Kështu, ajo vazhdon të zgjerojë listën e këngëve të saj që kanë kaluar pragun e 1 miliard dëgjimeve në Spotify. /Prive By LS



