Aktori Taylor Lautner dhe bashkëshortja e tij, Tay Lautner, janë bërë prindër për herë të parë. Çifti e njoftoi lajmin përmes një postimi të përbashkët në Instagram, ku zbuluan se vajza e tyre ka lindur më 16 shtator 2026.
Vogëlushja është pagëzuar me emrin Lennon Taylor Lautner.
Së bashku me njoftimin, çifti publikoi edhe foton e parë të foshnjës. Pranë saj ndodhej një pllakatë e dekoruar me një arush kafe ku ishte qëndisur emri i saj. Taylor dhe Tay kishin zbuluar se po prisnin një fëmijë në muajin mars përmes disa fotografive me ekografinë e foshnjës, ku aktori i “Twilight” kishte shkruar me humor: “Çfarë është më mirë se dy Taylor Lautner?”.
Gjatë muajve të shtatzënisë, Tay ndau me ndjekësit momente të ndryshme nga ky udhëtim.
Çifti kurorëzoi dashurinë në martesë në vitin 2022, pas katër vitesh lidhje. Lautner, i cili në atë periudhë kishte bërë një shkëputje nga aktrimi për t’iu përkushtuar jetës personale, kishte shprehur që në vitin 2016 dëshirën e tij të madhe për të krijuar familje dhe për t’u bërë baba.
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


