Dua Lipa mori rrugën drejt Kosovës këtë fundjavë për një arsye krejtësisht familjare. Ylli botëror ishte pjesë e dasmës së djalit të hallës së saj, Andit, ndërsa festa u zhvillua të shtunën, më 26 shtator.
Pamjet nga dasma u përhapën shpejt në rrjete sociale, ku Dua u pa duke shijuar atmosferën e festës dhe duke kaluar kohë me familjarët e saj.
Tashmë ka ardhur edhe reagimi i vetë Duas. Artistja ka publikuar një album me fotografi nga dasma, duke i kushtuar disa fjalë çiftit të sapomartuar.
“Djali i hallës u martua me gruan e ëndrrave të tij dhe ne patëm një dasmë të madhe shqiptare!!!”, ka shkruar Dua.
Mes zemrave të bardha, këngëtarja e ka vazhduar mesazhin në shqip me fjalët: “Po na rritet rrethi!!!!!”.
Vizita familjare e solli Duan sërish në Kosovë vetëm pak kohë pas qëndrimit të saj gjatë verës për Sunny Hill Festival.
Këtë herë, larg skenës dhe koncerteve, Dua shijoi një prej momenteve më të veçanta familjare, duke e ndarë më pas atmosferën e dasmës shqiptare edhe me miliona ndjekësit e saj. /Prive By LS


