Aurela Gaçe ka reaguar sërish mes zhurmës së krijuar ditët e fundit rreth videove intime që po qarkullojnë në rrjet dhe aludimeve ku është përfshirë edhe emri i saj.
Vetëm një ditë më parë, këngëtarja mohoi kategorikisht të ishte pjesë e ndonjë materiali të tillë, duke i cilësuar pretendimet të pavërteta dhe duke paralajmëruar hapa ligjorë ndaj shpifjeve.
Por duket se Aurela nuk po i lë pa përgjigje as komentet në rrjete sociale.
Në një video ku njoftonte praninë e saj në Londër më 4 tetor, një komentuese i shkroi: “Po po, mezi po presim të gjithë të dalë dhe videoja jote”.
Përgjigjja e këngëtares ishte e menjëhershme: “Prit zemër, vetëm do presësh mbas videos së mamit dhe gruas tënde”.
Edhe një tjetër ndjekës e pyeti me ironi: “Kush e ka organizuar Adi?”, ndërsa Aurela iu përgjigj shkurt: “Motra jote”.
Dy përgjigje që tregojnë se, pas reagimit serioz dhe publik të një dite më parë, Gaçe ka zgjedhur t’u përgjigjet drejtpërdrejt edhe provokimeve që po i bëhen në komente. . /Prive By LS



