Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Eraldo Fizin, ish-bashkëshortin e Xhuana Nikollajt, e cila humbi jetën në mars.
Gjatë seancës, Fizi ka pranuar se ka ushtruar dhunë ndaj 25-vjeçares vetëm një herë, një ditë para ngjarjes, ndërsa ka mohuar se ka pasur dhunë sistematike.
Sipas dëshmisë së tij, konfliktet mes tyre lidhen me xhelozinë dhe, pavarësisht ndarjes, ata po tentonin të pajtoheshin.
Fizi ishte shpallur në kërkim prej më shumë se gjashtë muajsh dhe u vetëdorëzua më 30 shtator në Komisariatin e Policisë Lezhë.
Ndërkohë, familjarët e Xhuanës e kanë kallëzuar atë, duke pretenduar se dhuna fizike dhe psikologjike e ushtruar ndaj saj ndikoi në vendimin për t’i dhënë fund jetës.
Sipas hetimeve, më 9 mars Fizi kishte shkuar në banesën e Xhuanës, ku dyshohet se mes tyre pati një konflikt. Mëngjesin e 10 marsit, 25-vjeçarja humbi jetën pasi konsumoi fostoksinë. /Prive Bruto


