Mbretëria e Tajlandës është në zi pas ndarjes nga jeta të Princeshës Bajrakitiyabha në moshën 47-vjeçare, pas më shumë se tri vitesh në gjendje kome. Lajmi u bë i ditur zyrtarisht nga Pallati Mbretëror përmes një deklarate të premten në mëngjes.
Princesha u rrëzua në dhjetor të vitit 2022 teksa po stërviste qentë e saj. Mjekët ia atribuuan këtë një rrahjeje rëndësisht të parregullt të zemrës, të shkaktuar nga një infeksion me mikoplazmë në zemër.
“Ekipi mjekësor ofroi kujdesin më të afërt dhe më intensiv të mundshëm, por gjendja e saj vazhdoi të përkeqësohej progresivisht,” thuhej në deklaratën e pallatit, duke shtuar se ajo ndërroi jetë në spitalin Chulalongkorn.
Me humbjen e saj, familja mbretërore tajlandeze ka humbur anëtaren e saj më të arsimuar dhe më aktive në jetën publike. Ajo ishte vajza e madhe e shtatë fëmijëve të Mbretit Vajiralongkorn, e lindur nga martesa e tij e parë me Princeshën Soamsawali.
Princesha Bajrakitiyabha u shqua për arritjet e saj akademike dhe profesionale.

Ajo ishte një zë i fuqishëm për reformën penale, duke u fokusuar veçanërisht te gratë e cenueshme në burgje dhe te zbutja e dënimeve të rënda për zotërim të sasive të vogla të drogës. Për më tepër, në vitin 2021, babai i saj e emëroi shefe të shtabit në bodigardin e tij privat, duke i dhënë gradën e gjenerales.
Vdekja e princeshës e lë çështjen e pasardhësisë së fronit në Tajlandë plotësisht të paqartë. Mbreti Vajiralongkorn, i cili është 73 vjeç, ende nuk ka emëruar zyrtarisht një trashëgimtar.
Megjithëse sipas traditave tajlandeze dikton që froni u takon meshkujve, një amendament kushtetues i vitit 1974 e lejon edhe një femër të marrë fronin. Për shumë monarkistë tajlandezë, Princesha Bajrakitiyabha shihej si figura më premtuese për të pasuar të atin, qoftë si mbretëreshë, qoftë si regjente për të ndihmuar gjysmëvëllanë e saj, Princin Dipangkorn.
/Prive By Liberta Spahiu


