Surprizat e mbrëmjes së sotme në Big Brother VIP Kosova nuk kanë të ndalur! Pas hyrjes së dy banorëve të parë, produksioni ka zbuluar edhe emrin e tretë që do të jetë pjesë e këtij edicioni.
Bëhet fjalë për Antoneta Koçin, e cila ka kaluar pragun e shtëpisë, duke plotësuar kështu triagën e parë të konkurrentëve që futen një natë para startit zyrtar.
Hyrja e saj ka ngjallur menjëherë reagime dhe kureshtje te dy banorët e tjerë që ndodheshin brenda.
Publiku mund të vazhdojë të ndjekë 24/7 çdo takim dhe bisedë të parë mes tre banorëve përmes kanaleve të dedikuara televizive.
/Prive By LS
View this post on Instagram


