Surprizat e mbrëmjes së sotme në Big Brother VIP Kosova 5 po vazhdojnë me ritëm të shpejtë!
Pas zbulimit të banorit të parë, në shtëpi ka hyrë edhe banori i dytë!
Bëhet fjalë për reperin e njohur shqiptar, Nichi, i cili është prezantuar si konkurrenti i dytë zyrtar i këtij edicioni.
Hyrja e tij është pritur me kureshtje të madhe nga ndjekësit në rrjetet sociale, ku komentet e para sinjalizojnë një aventurë mjaft dinamike për të brenda shtëpisë.
Lajmi është bërë i ditur përmes një video-postimi në faqen zyrtare të Big Brother VIP Kosova në Instagram, ku produksioni shkroi: “Futet në Big Brother VIP Kosova banori i dytë, ja kush është ai”.
Me hyrjen e Nichi-t, shtëpia po fillon të marrë jetë një natë para startit zyrtar të spektaklit. Publiku mund të ndjekë në kohë reale çdo lëvizje dhe takimet e para mes banorëve përmes kanaleve të dedikuara 24/7. /Prive By LS
View this post on Instagram


