Arlinda Zekajt i është dhënë lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Radac, ku në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë shumë qytetarë.
Në mesin e të pranishmëve ishte edhe djali i saj 12-vjeçar, i cili tashmë është marrë nën përkujdesje të shtetit.

Momente të rënda janë përjetuar gjatë ceremonisë, ku familjarët e Arlindës, mes lotësh dhe dhimbjesh të mëdha, e kanë përcjellë atë për në banesën e fundit.
Lamtumira e fundit u shoqërua me pikëllim të thellë nga të afërmit dhe të pranishmit, të cilët u mblodhën për t’i dhënë nderimet e fundit. /Prive Bruto



