Fansat e “Esref Ruya” kanë një arsye të fortë për t’iu rikthyer historisë së personazhit që bëri bujë.
Cagatay Ulusoy do të rikthehet në rolin e Esrefit, këtë herë në projektin e ri digjital “Esref Tek”, për të cilin tashmë është zbuluar edhe data e nisjes së xhirimeve.
Sipas gazetares së njohur turke Birsen Altuntas, xhirimet pritet të nisin më 1 nëntor, ndërsa projekti është planifikuar të ketë tetë episode.
Por Cagatay nuk do të jetë i vetmi emër i njohur që rikthehet nga “Esref Ruya”.
Në kast është konfirmuar edhe Gorkem Sevindik, i cili do të rikthehet si Kadir. Historia e re do të kthehet pas në kohë, duke vendosur në fokus të kaluarën e Esrefit dhe raportin e tij me Kadirin në botën e krimit.
Skenari do të shkruhet nga Ethem Ozisik, ndërsa regjinë do ta mbajë sërish Uluc Bayraktar.
Për momentin vazhdojnë takimet për aktorët e tjerë që do t’i bashkohen kastit, ndërsa data e publikimit të “Esref Tek” ende nuk është bërë e ditur.
Një gjë tashmë është e sigurt: historia e Esrefit nuk ka përfunduar. /Prive By LS


