Në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës, Londrimi foli për raportin e tij me ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Klodin dhe Elijonën, pas zhvillimeve të fundit në jetën e tyre private.
I pyetur nga Prive By Liberta Spahiu nëse ka pasur kontakte me dy ish-banorët pas ndarjes së tyre, Londrimi tregoi se vazhdon të komunikojë me të dy.
Ai sqaroi se nuk ka pasur ndonjë rast të veçantë ku të jetë takuar me ta për t’i “ngushëlluar” pas përfundimit të lidhjes, duke theksuar se marrëdhënia e tij me të dy vazhdon të jetë e mirë.
“Jemi nice”, u shpreh Londrimi, duke iu referuar raportit të tij me Klodin dhe Elijonën.
Deklarata e tij vjen pak ditë pasi Klodi dhe Elijona konfirmuan publikisht ndarjen. Elijona bëri të ditur më se të dy nuk janë më në një lidhje, ndërsa Klodi një ditë më vonë mohoi publikisht aludimet për tradhti apo keqtrajtim nga ana e tij.
Londrimi, Klodi dhe Elijona kishin krijuar një shoqëri të afërt gjatë Big Brother VIP Kosova, ndërsa edhe më herët Londrimi kishte folur për një ftohje në raportin mes tyre, duke thënë se nuk ishin më si dikur, por se vazhdonte t’i respektonte dhe t’i donte.
Tash, pas ndarjes së Klodit dhe Elijonës, Londrimi duket se ka zgjedhur të ruajë një raport të mirë me të dy, pa u përfshirë në detajet e marrëdhënies së tyre.
/Prive By Liberta Spahiu


