Mbrëmë, ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Kushtrim Kelani dhe Aurora Rrusta, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, në një ceremoni të veçantë ku ishin të pranishëm familjarë, miq dhe shumë figura të njohura.
Ekipi i Prive By Liberta Spahiu ishte aty për ta ndjekur nga afër atmosferën dhe për t’ua sjellë ndjekësve pamjet nga dasma e çiftit.
Në mesin e të ftuarve ishin edhe ish-banorë të “Big Brother VIP Kosova”, të cilët iu bashkuan Aurorës dhe Kushtrimit në këtë ditë të veçantë.
Vëmendje mori edhe paraqitja e Benita Zenës, e cila mbërriti në dasmë me një Rolls-Royce, duke tërhequr vëmendjen që në hyrje.
E komentuar për zgjedhjen e veshjes, Benita u shpreh se nuk mendon se ka thyer ndonjë rregull me paraqitjen e saj. Ajo sqaroi se fustani ishte në ngjyrën “baby blue”.
Gjatë intervistës për Prive By LS ish-banorja u pyet edhe për Klodin, por nuk preferoi të komentonte për të. Madje Benita tha se shumicën e ish-banorëve të BBVK-së i ka harruar, duke mos dashur të flasë për Klodin.
Ndërkohë, ajo pati fjalë të mira për çiftin, duke i uruar Aurorës dhe Kushtrimit shumë dashuri, lumturi dhe një jetë të gjatë së bashku.
Dasma e tyre u shndërrua kështu në një mbrëmje të mbushur me emocione, festë dhe shumë momente që u ndanë edhe me ndjekësit përmes kamerës së Prive By LS.
/Prive By Liberta Spahiu


