Ish-banorja e njohur e “Big Brother VIP Albania”, Françeska Murati, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një moment mjaft të rrezikshëm, por që për fat të mirë kaloi pa pasoja të rënda.
Përmes një postimi në Instastory, Françeska ka publikuar foton e një pusete të hapur pa asnjë mbulesë mbrojtëse në mes të trotuarit. Ajo ka treguar se shkak për këtë pakujdesi ishte shpërqendrimi me telefonin e saj celular gjatë ecjes.
“Dy sekonda u hutova në tel dhe desh ika në botën tjetër”, ka shkruar ajo me doza humori e lehtësimi mbi foton ku shihen këmbët e saj vetëm pak centimetra larg pusetës së hapur e të rrezikshme.
Ky incident shërben si një paralajmërim për të gjithë kalimtarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ecjes në rrugë, veçanërisht kur përdorin telefonat celularë. /Prive By Liberta Spahiu



