Kushtrim Kelani dhe partnerja e tij, Aurora Rrusta, i kanë dhënë fund beqarisë javën që lamë pas, duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.
Një prej momenteve më të veçanta të mbrëmjes ishte dedikimi i Kushtrimit për bashkëshorten e tij. Ai mori mikrofonin dhe i këndoi Aurorës këngën “Falma ti falma”, duke e shndërruar atë në një moment plot emocione.
Kënga tashmë ka marrë edhe një tjetër formë. Kushtrimi e ka publikuar projektin në YouTube, duke e bërë kështu dedikimin e tij për Aurorën të dëgjohet edhe përtej ditës së tyre të dasmës.
Kështu, një nga momentet më të bukura të dasmës së tyre tashmë është kthyer edhe në një kujtim muzikor, që Kushtrimi ka vendosur ta ndajë publikisht me të gjithë.


