Pas reagimeve të Blerina Matrakut lidhur me videot që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet, në vëmendje është rikthyer edhe një komunikim i vjetër i këngëtares me Klaudia Hilën, bashkëshorten e Adrian Hilës.
Në reagimin e saj publik pas situatës së krijuar me videot, Matraku i është drejtuar edhe Klaudias, duke kërkuar falje për dhimbjen që, sipas saj, mund t’i jetë shkaktuar asaj dhe vajzave të saj.
Ndërkohë, në rrjetet sociale po qarkullon një imazh nga një komunikim i hershëm mes Blerinës dhe Klaudias, i cili tashmë po komentohet në dritën e zhvillimeve të fundit.
Në bisedën e publikuar, Blerina i kishte shkruar Klaudias:
“Ti je dashuri”, ndërsa kjo e fundit i ishte përgjigjur: “Të puth fort dritë!”.
Komunikimi rezulton të jetë bërë rreth 432 javë më parë, pra afërsisht tetë vite më parë, duke treguar një raport të afërt mes tyre në atë periudhë.
Rikthimi i këtij mesazhi në rrjet vjen në një moment kur emrat e Blerina Matrakut, Adrian Hilës dhe Klaudia Hilës janë bërë pjesë e diskutimeve të shumta publike.
Megjithatë, bëhet fjalë për një komunikim të vjetër dhe ai, në vetvete, nuk jep të dhëna të tjera për marrëdhënien mes tyre përtej afërsisë që reflektohet në mënyrën se si i janë drejtuar njëra-tjetrës.
Ndërkohë, Matraku në reagimet e saj të fundit ka kërkuar që videot të mos vazhdojnë të shpërndahen, duke theksuar se publikimi i tyre ka cenuar privatësinë e saj. /Prive By Liberta Spahiu



