Pas festimeve që kanë nisur prej javësh, sonte është nata e madhe për familjen Rexha. Bebe Rexha marton vëllain, ndërsa këtë gëzim familjar po e shoqërojnë traditat shqiptare.
Ditët e fundit, artistja ndau pamje nga ahengu në oborrin e shtëpisë, mes familjarëve, muzikës dhe valleve shqiptare. Në një video të realizuar më 3 tetor, ajo tregonte se dasma do të mbahej pas tetë ditësh, pikërisht më 11 tetor.
E për këtë mbrëmje të rëndësishme, Bebe ua ka besuar pamjen dy emrave shqiptarë të fushës së bukurisë.
Frizeri Kaci ka udhëtuar përtej oqeanit për të qenë pranë këngëtares dhe për t’u kujdesur për flokët e saj. Ndërkaq, grimi i është besuar Dafina Nezirit.
Kështu, përveç muzikës dhe zakoneve që po e shoqërojnë festën, edhe përgatitja e Bebes për dasmën ka vulën e bashkëpunëtorëve shqiptarë. Një mbrëmje e veçantë për këngëtaren, e cila këtë herë po bëhet gati të festojë në rolin e motrës së dhëndrit. /Prive By LS


