Një intervistë e Limit përballë Françeska Rustemit mjaftoi që historia e dikurshme e dashurisë të shpërthente sërish, por këtë herë, Alba duket e vendosur të mos kursejë asgjë!
Pasi Limi e paraqiti raportin e tyre si diçka të krijuar për kamera, Alba nisi të publikojë biseda private të muajit mars, pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova.
Mesazhe të mbushura me emocione, fjali si “ma ke kop zemrën” që mendohet se ia ka shkruar Limi-Albës, telefonata të njëpasnjëshme dhe pretendimi se Limi kishte tentuar ta kontaktonte sërish vetëm një muaj më parë, janë vetëm fillimi!
Por, duket se ajo që kemi parë deri tani është thjesht maja e ajsbergut!
Alba ka paralajmëruar se mund të publikojë edhe gjëra të tjera, të cilat sipas saj përfshijnë përgjërimet dhe të qarat e Limit.
E vetëm pak minuta më vonë, ajo iu rikthye sërish ish-partnerit me një tjetër reagim thumbues!
Alba pretendon se nuk ka asgjë për të fshehur dhe se çdo material që mund të publikohet kundër saj nuk do ta ndryshonte realitetin që ajo tashmë e ka pranuar publikisht.
Madje, ajo e paraqet veten si palën e sinqertë në këtë histori, ndërsa lë të kuptohet se Limi po përpiqet të fshehë një tjetër të vërtetë dhe se herët a vonë mund të dalë në bllof.
Mbetet të shihet nëse kjo dramë që vazhdon prej muajsh do ta ketë më në fund një fund, apo nëse gjithë këto paralajmërime janë vetëm hyrja e episodit të radhës. /Prive By LS


