Blero dhe Mimoza Shkodra kanë bashkuar zërat në një duet të ri, të titulluar “Me gjysmë shpirti”.
Dy artistët kanë ndarë me ndjekësit një postim, përmes të cilit kanë zbuluar edhe disa pamje nga videoklipi i këngës, duke dhënë një pjesë të vogël të asaj që kanë përgatitur.
Përmes këtij postimi, ata kanë bërë të ditur se “Me gjysmë shpirti” do të publikohet nesër, më 13 tetor, në orën 16:00.
Tashmë mbetet të presim publikimin e plotë për të parë se çfarë kanë sjellë Blero dhe Mimoza Shkodra në këtë bashkëpunim.
/Prive By LS
View this post on Instagram


