Stambolli u përball me një ditë të vështirë pas shiut të rrëmbyeshëm. Rrugët u bllokuan nga trafiku i rënduar dhe disa lagje u përballën me përmbytje të shpejta.
Mes personave të bllokuar nga vërshimet e menjëhershme të ujit ishin edhe këngëtari i njohur Murat Boz dhe aktorja e famshme Demet Özdemir, të cilët po qëndronin në studio gjatë atyre momenteve.
“Jemi në zonën ku ndodhen Phoenix Stüdyoları në Ayazağa. Çdo gjë është nën ujë, studio po përmbytet dhe energjia elektrike është ndërprerë. Këtu jemi të bllokuar bashkë me qindra punonjës. Presim mbështetje urgjente nga autoritetet”.“Tani po ngjitemi në pikën e fundit ku mund të ngjitemi… Ju lutem, na evakuoni me urgjencë. Këtu ka gra dhe të rinj”.
“Ju falënderoj shumë të gjithëve që keni shkruar e keni telefonuar. Jemi në kontakt me autoritetet dhe po presim të arrijnë te ne. Shpresojmë që pa humbur më shumë kohë, unë, kolegët e mi dhe të gjithë të tjerët që janë të bllokuar këtu të shpëtohemi. Uji po ngrihet, ky është ngutja jonë më e madhe për momentin”. 
“Për ata që po pyesin (ose janë të shqetësuar): Po presim që AKUT-i (ekipi i kërkim-shpëtimit) të mbërrijë te ne. Kat i parë është thuajse përmbytur plotësisht. Ne jemi në katin e dytë, që është edhe kati i fundit.”
/Prive By LS



