Dhuratë e veçantë për Yll Limanin nga ekipi i Three60 Music, në shenjë të suksesit të “TSN”
Suksesi i turneut “TSN” të Yll Limanit po shoqërohet edhe me gjeste të veçanta nga ekipi që qëndron pranë tij.
Këtë herë, Three60 Music e ka surprizuar këngëtarin me një dhuratë të personalizuar, të punuar me shumë kujdes dhe me detaje të veçanta.
Bëhet fjalë për një hallkë dore, mbi të cilën është gravuar mbishkrimi “TSN”, ndërsa në pjesën e brendshme shkruhet:
“Nga Three60 Music, me dashuri”.
Kjo dhuratë simbolike është një mënyrë e veçantë për të festuar suksesin e vazhdueshëm të turneut dhe rrugëtimin e artistit.
Ndërkohë, turneu “TSN” po vazhdon të shënojë suksese.
Ylli tashmë ka mbajtur koncertet në Stuttgart të Gjermanisë dhe në Bergamo të Italisë, ku të gjitha biletat janë shitur.
Përmes performancave të tij, këngëtari ka dhuruar emocione dhe një atmosferë të jashtëzakonshme për publikun.
Pas këtyre dy koncerteve, ndalesa e radhës do të jetë Londra, më 23 tetor.
Ndërsa për koncertin në Munich, i cili do të mbahet më 7 nëntor, biletat janë ende në dispozicion dhe mund të blihen online.
Suksesi i “TSN” do të vazhdojë edhe përtej Evropës. Koncerti i Yllit në New York, i planifikuar për dy net, më 4 dhe 5 dhjetor, është tashmë i shitur plotësisht, pasi të gjitha biletat janë shitur.
Rrugëtimi i “TSN” nisi me fazën e parë në Cyrih të Zvicrës, për të vazhduar më pas në Gjermani dhe në Vjenë.
Faza e dytë u mbajt në Prishtinë, ndërsa në fazën e tretë Ylli po vazhdon të shënojë suksese të njëpasnjëshme, me koncerte të shitura plotësisht dhe interesim të madh nga publiku. /Prive By LS



