Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka tërhequr vëmendjen në tapetin e kuq të Festivalit të 70-të të Filmit në Londër, ku u shfaq me një paraqitje elegante dhe me elemente gotike.
Artistja mori pjesë në premierën e filmit të ri “Klara and the Sun”, me regji të bashkëshortit të saj, Taika Waititi, me të cilin shkëmbeu edhe momente të afërta para fotografëve.
Rita u shfaq me një fustan të zi prej dantelle, ndërsa vëmendjen e tërhoqi aksesori i pazakontë në kokë, me forma që ngjanin me brirë dhe spirale.

Ajo e kompletoi pamjen me grim me nuanca të argjendta, flokë të mbledhur lart dhe këpucë të zeza, të lidhura në pjesën e përparme në stilin e korseit.
Në krah të saj, Waititi u paraqit me një kostum klasik të errët dhe kravatë. Çifti pozoi së bashku para fotografëve, duke treguar afërsinë e tyre gjatë eventit.
“Klara and the Sun” rrëfen historinë e një roboti humanoid që funksionon me energji diellore dhe është krijuar për t’u bërë shoqëri njerëzve që përjetojnë vetmi.
Filmi, i drejtuar nga Taika Waititi, pritet të dalë në kinema në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shtetet e Bashkuara më 23 tetor.
Rita Ora dhe Taika Waititi u martuan në vitin 2022, pasi kishin nisur lidhjen një vit më parë. Ata ishin njohur fillimisht në Los Anxhelos, disa vite përpara se marrëdhënia e tyre të shndërrohej në romancë. /Prive By LS




